Argjentinasi Mateo Musacchio ka përfunduar transferimin e tij nga Milani te Lazio në një lëvizje të përhershme.

Qendërmbrojtësi 30-vjeçar kishte testet e tij mjekësore këtë mëngjes dhe nënshkroi një kontratë gjashtë-mujore me opsion zgjatje deri në qershor të 2023.

Besohet se kostoja e operacionit është rreth 1 milion euro.

Argjentinasi ishte te Milani që kur u largua nga Villarreali në një marrëveshje me vlerë 18 milionë euro në verën e 2017.

Musacchio kishte qenë titullar i rregullt në sezonin e parë, por pas një dëmtimi nuk u kthye si i rëndësishëm në skuadrën e Stefano Pioli.

Reprezentuesi argjentinas bëri 75 paraqitje në fanellën e Rossonerëve, duke kontribuar me dy gola dhe dy asiste.

Lazio kishte nevojë për një mbrojtës të ri pasi humbi Luiz Felipe Ramos pas një lëndimi që do ta mbajë jashtë për disa muaj dhe ka reaguar duke zyrtarizuar Musacchion.