SS Lazio ka nënshkruar zyrtarisht me portierin Pepe Reina (1982), i cili ndërpreu kontratën e tij me Milanin një vit më herët sesa kishte marrëveshje.

Portieri spanjoll, i cili mbush 38 vjeç këtë muaj, ka zgjedhur Lazion për një transferim dhe vazhdimin e karrierës.

Është vet klubi nga kryeqyteti italian që ka njoftuar gjatë ditës së sotme transferimin e portierit.

SS Lazio njofton nënshkrimin e përhershëm të shërbimeve sportive të futbollistit Jose Manuel Reina Paez”, thuhet në deklaratën e Lazios.

Reina u rikthye në Milano pas gjashtë muajve huazim në Aston Villa në Ligën Premier, por ka lëvizur menjëherë dhe ish-portieri i Napolit është vendosur të garojë me Thomas Strakosha për një vend titullari për sezonin 2020-21.