Lazio përfundimisht mori sulmuesin që kërkonin prej disa kohësh.

 Ardhja e sulmuesit anësor Jovane Cabral (1998) nga Sportingu i Lisbonës është zyrtarizuar në fund. Futbollisti nga Cape Verde vjen në formë huazimi gjashtëmujor me të drejtë blerje.

Ai do të jetë zëvendësi i Muriqit që është transferuar në La Liga, te Mallorca.

Lazio pagoi 1 milion euro për huazimin gjashtëmujor të sulmuesit, me të drejtën e blerjes për 8 milion euro.