Daichi Kamada (1996) është një futbollist i ri i S.S. Lazio. Pasi të kenë përfunduar procedurat burokratike për dhënien e vizës së hyrjes në Itali, futbollisti do t’i bashkohet grupit të drejtuar nga zoti Sarri.
Pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore, ka mbërritur më në fund firma në kontratën që do të lidhë Daichi Kamada me Lazion.
Mesfushori japonez ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare deri më 30 qershor 2027 me pagë neto 3.3 milionë euro në sezon.
Ai do të veshë fanellën me numrin 6.