Leeds United ka arritur marrëveshjen me Red Bull Salzburg për një shifër prej 8.5 milionë stërlinash (10 milionë euro) për transferimin e mbrojtësin e djathtë Rasmus Kristensen (1997).

Futbollisti i përfaqësueses së Danimarkës ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me klubin anglez dhe është bashkuar me ish-trajnerin e tij Jesse Marsch.

Kristensen 187 cm i gjatë është një mbrojtës i palodhur, me energji të lartë, i cili gjithashtu mund të luajë në mesfushë dhe ka një sy për golin.