RC Lens ka njoftuar nënshkrimin e një qendërmbrojtësit austriak Kevin Danso (1998) nga FC Augsburg për 5.5 milionë euro.

Mbrojtësi shkëmbe me paraqitje imponuese (190 cm, 85 kg), lindur në Voitsberg ishte përparësia kryesore e Lens me të cilën firmosi një kontratë pesëvjeçare deri në 30 qershor 2026 dhe do të mbajë fanellën me numrin 4.

Ai arrin i shoqëruar nga një reputacion i lartë dhe synimi i fortë për të konfirmuar në Ligue 1 potencialin e madh të shfaqur në Gjermani (41 ndeshje të Bundesligës) dhe në Premier League në veçanti ku ka luajtur me Southampton.

Që nga mosha 14 vjecare ai ka qenë pjese e ekipeve shpresa te Austrisë derisa në 2017 debutoi me përfaqësuesen e të rriturve të Austrisë.