Klubi francez Lens ka transferuar qendërsulmuesin Loïs Openda (2000) nga Club Brugge për një tarifë prej 10 milionë eurosh.

Talenti i ri belg 175 cm i gjatë ka nënshkruar një kontratë  pesëvjeçare deri në 30 qeshor 2027 me klubin nga Ligue 1.

Për dy sezonet e fundit, Openda kishte qenë i huazuar në Eredivisie, duke shënuar respektivisht 10 dhe 18 gola për Vitesse Arnhem.

Ai u thirr së fundmi nga Roberto Martinez në ekipin përfaqësueses belge dhe shënoi golin e tij të parë në një mposhtje 6-1 të Polonisë, duke luajtur në tre ndeshje gjithsej muajin e kaluar.