Liverpooli ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit anësor Luis Diaz (1997) nga Porto.

Ky transferim është konfirmuar tashmë në faqet zyrtare nga klubi anglez.

“Ne kemi përfunduar nënshkrimin e Luis Diaz nga FC Porto. 25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me Reds pasi ka kaluar testet mjekësore dhe ka finalizuar kushtet personale. Diaz do të arrijë në Merseyside pasi të ketë përfunduar detyrën ndërkombëtare me Kolumbinë, e cila përballet me Argjentinën në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Cordoba të martën në mbrëmje”, – thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Lojtari thuhet se ka nënshkruar kontratë për pesë vite e gjysmë, ndërsa transferimi i tij do t’i kushtojë Liverpoolit 45 milionë euro plus 15 milionë euro tjera bonuse.

Kolumbiani do ta bartë fanellën me numër 23.