Liverpooli ka njoftuar se ka transferuar mbrojtësin turk Ozan Kabak (2000) nga Schalke në formë huazimi.

Qendërmbrojtësi 20-vjeçar do të kalojë pjesën e mbetur të 2020-2021 me Reds pasi ai arriti marrëveshje në ditën e fundit të sezonit të transferimeve të janarit. Kabak përfundoi formalitetet e kalimit nga Gjermania dhe do të udhëtojë në Merseyside më vonë këtë javë.

Përfaqësuesi i Turqisë arrin në Anfield pas dy vitesh në Bundesliga, ku përfaqësoi VfB Stuttgart përpara se të bashkohej me Schalke në korrik 2019.

Para transferimit në Gjermani, Kabak erdhi nga radhët e Galatasarayt, ku ai fitoi përvojën e Ligës së Kampionëve me 4 paraqitje në turne në 2018-19.