Mesfushori Ruben Loftus-Cheek (1996) i është bashkuar Fulhamit në formë huazimi njëvjeçar nga Chelsea, pasi që nuk është pjesë e ekipit të parë në Stamford Bridge.

Anglezi 24-vjeçar ka luajtur vetëm një herë në këtë fillimsezoni për Blutë, duke qenë se Frank Lampard nuk llogarit në shërbimet e tij.

Southamptoni ka qenë në garë për shërbimet e futbollistit anglez, mirëpo nuk ishte në gjendje t’ia jepte pagën e lartë.

Jam vërtet i gëzuar që kam ardhur te fqinjët. E kam shikuar Fulhamin në fillim të sezonit dhe po bën futboll të mirë. Me këtë trajner, shpresoj të kthehen në formën time më të mirë”, ka deklaruar mesfushori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu