Mesfushori francez Alexis Beka Beka (2001) largohet nga Caen për te Lokomotiv Moskë.  Klubi rus zyrtarizoi, këtë të hënë, ardhjen e mesfushorit nga Stade Malherbe de Caen, i pranishëm në Lojërat Olimpike të fundit me ekipin e Francës.

Tarifa e transferimit vlerësohet në 6 milionë euro (pa përfshirë bonusin).  Lojtari ka firmosur kontratë deri 30 Qershor 2026 dhe do të mbajë numrin 8.