Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll (RFEF) ka njoftuar se spanjolli Luis de la Fuente (1961) është emëruar trajner i ri i Përfaqësueses së Spanjës.

Spanja sot (e enjte) gjatë ditës konfirmoi ndarjen e rrugëve me trajnerin Luis Enrique, pas eliminimit në 1/8-tën e Kupës së Botës “Katar 2022” nga Maroku.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe brenda një ore, drejtuesit e RFEF kanë vendosur për pasuesin e Enriques.

Bëhet fjalë për trajnerin e Spanjës U21, Luis de la Fuente, i cili do ta marr drejtimin e kombëtares La Roja.

Është vet faqja zyrtar e RFEF, e cila ka konfirmuar emërimin e De La Fuentes në krye të ekipit të parë.

“RFEF ka zgjedhur Luis de la Fuente si trajnerin e ri të kombëtares. Drejtori sportiv, Jose Francisco Molina, i ka transferuar një raport presidentit, Luis Rubiales, në të cilin rekomandon zgjedhjen e trajnerit të La Roja, deri tani trajneri U-21, për të drejtuar fazën e re që nis pas Kupës së Botës në Katar”, – thuhet në njoftim.

Por cili është Luis De La Fuente?

Luis De la Fuente ka lindur më 21 qershor 1961 në Haro, La Rioja, një provincë në Spanjën veriore.

Ai ka patur një karrierë futbollisti si mbrojtës i majtë te Athletic Bilbao, Sevilla dhe Alaves.

Ai filloi rrugëtimin e tij si trajner në 1999 duke stërvitur disa ekipe si Athletic Bilbao dhe Alaves derisa iu bashkua ekipit kombëtar spanjoll në vitin 2013, duke u bërë trajneri kryesor i U19.
Që atëherë ai ka vazhduar të marrë drejtimin e U21 dhe U23, por tani i është dorëzuar puna e madhe me ekipin e të rriturve, pasi fitoi Kampionatin Evropian me U19 dhe U21.