Sulmuesi ksovar Vedat Muriqi (1994) është një futbollist i ri i klubit spanjoll Real Mallorca në mënyrë të përhershme.

Pasi kaloi gjashtë muaj si i huazuar, futbollisti 194 cm i gjatë tanimë është një transferim i përhershëm i skuadrës spanjolle e cila i ka paguar Lazios një tarifë prej 7.5 milionë eurosh.

Futbollisti i lindur në Prizren, Kosovë ka firmosur një kontratë deri në 30 qershor 2027 me klubin e LaLigas.

SS Lazio njofton se i ka kaluar përfundimisht të drejtën e shërbimeve sportive të futbollistit Vedat Muriqi klubit spanjoll RCD Mallorca”, – ka qenë njoftimi i shkurtër i skuadrës italiane.

Përfaqësuesi kosovar e tregoi veten në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në La Liga, teksa ndihmoi Mallorcën të qëndronte në elitë ku në 16 ndeshje shënoi 5 gola e dhuroi 3 asiste.