Manchester City njofton nënshkrimin e Ruben Dias (1997) nga Benfica për një shumë prej 64 milion stërlinash (70 milionë euro)

Ruben Dias është gati për të bërë debutimin e tij te Manchester City gjatë javës së ardhshme.

Qendërmbrojtësi portugez ka premtuar të sjellë agresion në prapavijën e Manchester Cityt ku do të mbajë fanelën me numrin 3.

Ai përfundoi testet mjekësinë e tij në Lisbonë para se të firmoste në letër një marrëveshje gjashtë-vjeçare me klubin anglez.

Pep Guardiola ka lëvizur shpejt për të shtuar një element cilësor në mbrojtjen e tij pas shpartallimit nga Leicesteri.