Manchester City ka kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit zviceran Manuel Akanji (1995) nga Borussia Dortmund.

Qendërmbrojtësi gjerman ka bërë hapin e madh në karrierë duke iu bashkuar kampionëve në fuqi të Anglisë, ku ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare deri në verën e vitit 2027.

27-vjeçari u largua nga Dortmund pas katër viteve të kaluara te verdhezinjtë, derisa City pagoi 17,5 milionë euro për të.

“Jam i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të filloj këtë aventurë. Manchester City ka qenë një nga skuadrat më të mira në Evropë në sezonet e fundit. Ata janë të shkëlqyer për t’i parë dhe për të luajtur për ta. Pep Guardiola është një menaxher i jashtëzakonshëm dhe kjo është një skuadër e madhe me futbollistë të mëdhenj, kështu që kjo është një mundësi emocionuese për mua”,-  deklaroi Akanji.

Përfaqësuesi  zviceran e ka nisur karrierën te Winteruth, derisa ka luajtur edhe për Baselin dhe Dortmundin.