Mesfushori brazilian Casemiro (1992) është zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester United, duke e kompletuar kalimin nga Real Madridi.

Të dy klubet e kanë zyrtarizuar në faqen e klubeve respektive, se 30-vjeçari do ta vazhdojë karrierën në Angli.

Manchester United është i kënaqur të njoftojë se klubi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Casemiro. Casemiro ka luajtur mbi 500 ndeshje profesionale, duke përfshirë 63 në nivel ndërkombëtar për Brazilin. Ai ka fituar 17 trofe të mëdhenj në karrierën e tij të shkëlqyer, duke përfshirë pesë tituj të Ligës së Kampionëve dhe Copa American. Të gjithë mezi presim të shohim Casemiro në Old Trafford”, – ka shkruar Manchester United.

Edhe Real Madridi e ka konfirmuar se ka marrëveshje me Manchester Unitedin, duke e falënderuar lojtarin.

Kampionët në fuqi të Spanjë dhe Europës, do të përfitojnë rreth 60 milionë stërlina (70.6 milionë euro) nga shitja e 30-vjeçarit brazilian, i cili do te nenshkruaje një kontratë katërvjeçare me pagë bruto 18.2 milionë stërlina (21 milionë euro) në sezon.

Një afrim cilësor për trajnerin Erik Ten Hag, i cili shpreson që eksperienca e Casemiros do të mjekojë plagët e shumta të “Djajve të Kuq”.