Manchester United ka arritur marrëveshje me Ajax-in për transferimin e brazilianit Antony (2000) për 80 milionë stërlina (95 milionë euro).
Sulmuesi anësor duhet të kalojë testet mjekësore dhe lejen ndërkombëtare para se të firmosë kontratën me Djajtë e Kuq.
Antony ka 31 gola dhe 27 asistime në 134 paraqitje të klubit për Ajax dhe Sao Paulo.
Ai gjithashtu ka shënuar 2 gola dhe dhuruar 2 asistime në 9 ndeshje për përfaqësuesen e Brazilit.
Ai ka fituar dy tituj të Eredivisie me Ajaxin dhe një medalje të artë me Brazilin në Lojërat Olimpike Verore 2020.