Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit holandez, Donny van de Beek (1997) nga Ajaxi.

Është vetë faqja zyrtare e klubit në rrjetet sociale që ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Manchester Unitedi është i kënaqur që konfirmon ardhjen e Donny van de Beek nga Ajax. Mesfushori holandez ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare, me një mundësi për të zgjatur për një vit tjetër”, thuhet në njoftim.

Klubi nga Old Trafford nuk ka dhënë detaje tjera, por thuhet se transferimi iu ka kushtuar rreth 45 milionë euro.

Donny van de Beek ka folur fjalët e para si lojtar i Manchester Unitedit pas zyrtarizimit të transferimit nga Ajaxi.

Nuk mund të filloj të shpjegoj se sa mundësi e pabesueshme është të bashkohesh në një klub me një histori kaq të mahnitshme. Do të doja të falënderoja të gjithë në Ajax. Jam rritur atje dhe gjithmonë do të kem një lidhje të veçantë me klubin. Tani jam gati të hedh hapin tjetër në karrierën time dhe të performoj në nivelin më të lartë dhe nuk ka standard më të lartë se Manchester Unitedi. Të gjithë më kanë thënë se sa e mahnitshme është atmosfera në Old Trafford dhe unë pres që ta përjetoj këtë, pasi të jetë e sigurt për tifozët që të kthehen. Kjo skuadër ka disa nga mesfushorët më të mirë në botë dhe unë e di që mund të mësoj prej tyre dhe gjithashtu të sjell forcat e mia në grup. Duke folur me menaxherin për vizionin e tij për këtë ekip, drejtimi në të cilin po shkon klubi është jashtëzakonisht emocionues dhe mezi pres të jem pjesë e kësaj”, deklaroi holandezi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu