Manchester Unitedi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Raphael Varane (1993). Djajtë e Kuq kanë lëshuar një njoftim të shkurtër në faqen zyrtare duke bërë të ditur se nënshkrimi pritet pas testeve mjekësore dhe finalizimit të kushteve të lojtarit.
“Manchester Unitedi njofton me kënaqësi se klubi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e mbrojtësit francez dhe fituesit të Kupës së Botës, Raphael Varane, që është peng i ekzaminimeve mjekësore dhe finalizimit të kushteve të futbollistit”, thuhet në njoftim.
Në bazë të njoftimeve të mëhershme, Manchester Unitedi do të paguajë rreth 42.7 milionë stërlina (50 milionë euro) për lojtarin qendërmbrojtësin francez, i cili do të firmosur një kontratë pesëvjecare deri në 30 Qershor 2026.
Kështu, Varane do të bëhet transferimi i dytë i madh i Djajve të Kuq këtë verë, pas Jadon Sanchos, për të cilin Unitedi ka arritur marrëveshje në vlerë prej 72.5 milionë stërlinash (85 milionë euro) me Borussia Dortmundin