Trajneri portugez Marco Silva (1977)ka nënshkruar një marrëveshje tre-vjeçare me skuadrën nga West London, Fulham FC të cilët ranë përsëri në Championship sezonin e kaluar.

Ish-trajneri i Evertonit, 43 vjeçari, deklaroi:
Unë jam me të vërtetë i kënaqur dhe krenar që jam emëruar trajner i një klubi të tillë historik të futbollit. Unë dua të falënderoj pronarin, Z. (Shahid) Khan, (drejtorin e teknik) Tony Khan dhe të gjithë strukturën e futbollit të Klubit të Futbollit Fulham, për besimin e treguar tek ne. Unë jam i ngazëllyer për fillimin dhe mesazhi im për tifozët tanë përpara kësaj sfide të madhe është që të gjithë do të punojmë shumë së bashku për të qenë të suksesshëm në mënyrë që ata të ndihen krenarë në fund të sezonit.