Sulmuesi gjerman Mario Gotze (1992) i është bashkuar PSV Eindhovenit si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Borussia Dortmundi.

Edhe pse lidhej me një rikthim te Bayern Munchen, PSV ka reaguar shpejt dhe e ka bindur Gotzen që të kalojë në radhët e tyre.

Gjermani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën holandeze me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Lojtari është shprehur i lumtur që ka kaluar te PSV dhe ka thënë se mezi pret të luajë për klubin nga Eredivisie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu