Inter Miami ka zyrtarizuar mesfushorin Blaise Matuidi (1987), si lojtar të tyre, me francezin që do të fillojë një aventurë të re në MLS.

Matudi do të veshë fanellën ne numër 8 në Inter Miami, klub që zotërohet nga David Beckham.

Francezi ditë më parë ndërpreu kontratën e tij me Juventusin, duke mbetur lojtar i lirë.

Matuidi ka luajtur te Juventusi për katër vite, ku ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në Itali, teksa më parë ka luajtur të PSG.