Roma e ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit brazilian Roger Ibanez (1998) nga Atalanta.

Romanët kanë nënshkruar zyrtarisht me Roger Ibanez nga Atalanta, në huazim me detyrim blerjeje pas 18 muajve për 8 milionë euro, plus deri në 2 milion euro do të shkojnë si bonuse.

Jam shumë i lumtur që jam këtu. Roma ka gjithçka që dua, është një klub i madh dhe jam i sigurt që do të bëj mirë këtu”, ka thënë lojtari.

Atalanta nënshkroi me të nga Fluminense për rreth 4 milionë euro 1 vit më parë.