Mesfushori Weston McKennie (1998) ka mbyllur zyrtarisht transferimin e tij nga Schalke te Juventusi, si huazim për 4.5 milionë euro me të drejtë blerjeje në vlerë 18 milionë euro, e cila bëhet e detyrueshme nëse McKennie luan 60 % të ndeshjeve zyrtare sezonin 2020-21.

Në bazë të kontratës klubi gjerman mund të fitojë edhe 7 milionë euro të tjera që janë të lidhura me bonuset.

Ka qenë Juventusi që ka konfirmuar marrëveshjen dhe detajet, ndërsa mesfushori kreu testet mjekësore te bardhezinjtë në ditëlindjen e tij të 22-të.

Ai ka lindur në Teksas, ndërsa është rritur në një bazë ushtarake në Gjermani dhe do të jetë amerikani i parë në histori që luan te Juventusi.

McKennie u largua nga Akademia e Dallas për në Schalke në vitin 2016 dhe u promovua në skuadrën e parë në vitin 2017.

Ai ka 75 paraqitje në Bundesligë, duke kontribuar me 4 gola dhe 4 asiste.