Lionel Messi nuk do të largohet nga Barcelona në këtë sezon transferimesh veror.

Pas zhurmës dy javore, më në fund ka ardhur konfirmimi nga kapiteni i Barcelonës se do të qëndrojë në Camp Nou së paku edhe për një vit.

Ai ka pranuar se ka qenë i frustuar me sezonin e fundit ku nuk fituan asnjë titull dhe është e vërtetë se ka kërkuar largimin.

Por argjentinasi ka vendosur të largohet pasi nuk dëshiron të hap procedura ligjore me Barcelonën, por ka lëshuar akuza të forta për presidentin Bartomeu.

“Unë do të vazhdoj qëndrimin te Barcelona dhe qëndrimi im nuk do të ndryshojë edhe pse desha të largohem”.

“Gjithmonë dua të fitoj, jam konkurrues dhe nuk më pëlqen të humbas kurrë. Unë gjithmonë dua më të mirën për klubin, për lojtarët dhe për vetën time”.

Ai tregoi se nuk ishte i lumtur dhe kjo ka qenë arsyeja që ka dëshiruar të largohet.

“Unë nuk isha i lumtur dhe dëshiroja të largohem. Nuk u lejova të largohem në këtë mënyrë dhe do të qëndrojë me klubin për mos të hapur procedura ligjore. Menaxhmeti i klubit i udhëhequr nga Bartomeu është dikaster”, ka deklaruar argjentinasi.

“Kam menduar se koha ime te Barcelona ka mbaruar edhe pse gjithmonë kamë dashur ta mbylli karrierën këtu”, është shprehur Messi për Goal.

“Ka qenë vit i vështirë, unë vuajta shumë në stërvitje, në ndeshje dhe në dhomat e zhveshjes”.

“Presidenti gjithmonë thoshte se në fund të sezonit mund të vendosi nëse dua të largohem ose nëse dua të qëndroj dhe në fund ai nuk e mbajti fjalën”, tha Messi.

Messi ishte i lidhur me një kalim te Manchester City, por ai do të qëndrojë dhe ka gëzuar tifozët duke shprehur dashurinë për Barcelonën.

“Pavarësisht nëse do të largohem ose qëndrojë, dashuria ime për Barcelonën nuk do të ndryshojë kurrë”, deklaroi Messi.

33-vjeçari ka thënë se është ndjerë i lënduar nga ato që janë shkruar për të.

“Më kanë lënduar shumë gjërat që janë botuar kundër meje dhe mbi të gjitha që botohen gjëra të rrejshme”, përfundoi Messi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu