AC Milan ka njoftuar se ka blerë përfundimisht paraqitjet sportive të Alessandro Florenzi (1991) nga AS Roma për 2.7 milionë euro .

Mbrojtësi i djathtë italian ka nënshkruar kontratë me klubin deri më 30 qershor 2025 me pagë 3 milionë euro në sezon.

Alessandro, pasi u shpall si kampion i Italisë me Milanin sezonin e kaluar ku ishte në huazim, duke grumbulluar 30 paraqitje dhe 2 gola, do të vazhdojë të mbajë fanellën me numër 25 të kuqezinjve.

“Besimi i një klubi është shumë i rëndësishëm për mua. Më kërkuan dhe më donin më shumë se çdo ekip tjetër. Dua të jap gjithçka që kam për këtë klub. Sezoni ishte vërtet shumë emocionues. E dija se çfarë mund të jepja. Shpresojmë të shtojmë edhe trofe të tjerë përveç Scudetto-s së fundit.” , – deklaroi Florenzi sapo u bë 100% kuqezi.