Milani njoftoi se sulmuesi anësor brazilian Junior Messias (1991) do të jetë kuqezi për dy vitet e ardhshme, pasi klubi kuqezi ka vendosur ta blejë përfundimisht duke paguar 4.5 milionë euro.

Messias u bashkua nga Crotone në vitin 2021 si huazim për një sezon për 2.6 milionë euro me opsionin për të blerë pas një viti. Ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e cila skadon në 30 qershor 2024.

Messias shënoi 15 gola gjatë dy sezoneve të tij me Crotone për të fituar një lëvizje te kuqezinjtë.

Goli i tij i parë për Milanin ishte ai i fitores në Atetico Madrid në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, që ishte fitorja e tyre të vetme.

Në total, ai bëri 26 paraqitje në Serie A dhe shënoi 5 gola, duke përfshirë dy në fitoren 3-0 ndaj Genoas.