Milani i ka paguar edhe 7 milionë euro të tjera për kartonin e talentit Sandro Tonali (2000) klubit të Brescias, përvec 10 milionë eurove që i kishte paguar vjet duke e bërë të përhershëm transferimin e italianit.

Ka qenë vetë klubi milanez që ka njoftuar për blerjen e lojtarit të ri i cili ka firmosur një kontratë pesëvjecare deri më 30 qershor 2026 dhe do të mbajë fanellën me numër 8.

“AC Milan është i lumtur t’ju njoftojë se ka mbyllur përfundimisht marrëveshjen me Brescia Calcio për Sandro Tonalin”., shkruhet në njoftimin e klubit kuqezi.

Mesfushori italian, pasi ka gjithsej 37 paraqitje për AC Milan sezonin e kaluar.