Milani ka transferuar talentin Milos Kerkez (2003) nga ETO FC Gyor.
Mbrojtësi hungarez ka zhvilluar 18 ndeshje për ETO FC Gyor duke kontribuuar me 2 asistime.
Rossonerët e kanë kompletuar nënshkrimin e mbrojtësit të majtë, i cili fillimisht do t’i bashkohet ekipit të të rinjve. Ai ka arritur në Milano të hënën, ndërsa gjatë ditës së sotme (e martë), klubi e ka konfirmuar transferimin.
“AC Milan njofton se ka në nënshkruar me futbollistin hungarez, Milos Kerkez, në kontratë të përhershme nga ETO FC Gyor”, shkruan në njoftim.