AC Milani ka mbyllur me sukses marrëveshjen për huazimin e spanjollit Brahim Diaz (1999) për një vit nga Real Madridi, dhe do të veshë fanellën me numrin 21.

Siç pritej, komunikata e klubit konfirmon se lojtari do të vijë si huazim, pa mundësi blerje.

Brahim Diaz u bashkua me shokët e tij të skuadrës dhe trajnerin Stefano Pioli në Milanello Sports Center në përgatitje për sezonin e ri. Ai do të ketë fanellën me numrin 21”, thuhet në njoftimin e Milanit.

Lojtari sapo mbushi 21 vjeç dhe u ble nga Manchester City në janar 2019 për 17 milionë euro.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu