Milani ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e Jens Petter Hauge (1999) nga klubi norvegjez Bodo/Glimt.

Hauge, i cili bëri përshtypje kundër Milanit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës javën e kaluar, ka nënshkruar një marrëveshje deri në qershor 2025 me Rossonerët.

Është vet klubi italian nga San Siro që ka konfirmuar transferimin e norvegjezit me anë të faqeve të tyre zyrtare në rrjetet sociale.

AC Milan është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e përhershëm të Jens Petter Hauge nga FK Bodo/ Glimt. Sulmuesi norvegjez bashkohet me Rossonerët deri më 30 qershor 2025. Sulmuesi do të veshë fanellën me numrin 15”, thuhet në deklaratën e Rossonerëve.