Sulmuesin egjiptian Mohamed Salah (1993) i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij duke vazhduar kontratën me Liverpoolin.

Sulmuesi egjiptian është pjesë e The Reds që nga viti 2017 dhe do të vazhdoj me The Reds edhe për disa vite të tjera.

Liverpooli ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me Salah, duke e bërë atë më të paguarin në klub deri në 30 qershor 2025.

“Ndihem mirë dhe jam i emocionuar për të fituar trofe me klubin. Është një ditë e lumtur për të gjithë. Duhej pak kohë, mendoj unë, për t’u rinovuar, por tani gjithçka është bërë, kështu që ne vetëm duhet të përqendrohemi në atë që vjen më pas. Unë mendoj se ju mund të shihni në pesë apo gjashtë vitet e fundit se ekipi ishte gjithmonë në ngritje. Sezonin e kaluar ishim afër të fitonim katër trofe, por fatkeqësisht në javën e fundit të sezonit humbëm dy trofe. Mendoj se jemi në një pozicion të mirë për të luftuar për gjithçka. Kemi edhe nënshkrime të reja. Thjesht duhet të vazhdojmë të punojmë shumë, të kemi një vizion të mirë, të jemi pozitivë dhe të vazhdojmë përsëri për gjithçka.”, – deklaroi Salah.

Me kontratën e vjetër që skadonte në verën e vitit të ardhshëm, Salah përfitonte 11.4 milionë stërlina në vit (13.2 milionë euro). Ndërkohë me kontratën e re Salah që bëhet lojtari më i paguar për momentin në klub, por ai bëhet lojtari me pagën më të lartë në histori të Liverpoolit. Egjiptiani do të fitojë 18.2 milionë stërlina (21.1 milionë euro) në sezon.

30-vjeçari deri më tani ka zhvilluar 254 ndeshje me The Reds ku ka shënuar 171 gola dhe ka asistuar në 83 të tjerë.