Moise Kean (2000) i është bashkuar Paris Saint-Germainit në formë huazimi njëvjeçar nga Evertoni me të drejtën e blerjes për 25 milionë euro.

Dy klubet kanë konfirmuar lajmin  përmes faqeve të tyre në rrjetet sociale. Moise Kean do të veshë fanellën me numrin 18 te PSG-ja.

“E zgjodha Paris Saint-Germainin se është një klub i madh që ka fituar shumë trofe. Bisedova me Alessandro Florenzin, me të cilin kam luajtur për Italinë dhe ia shtrova disa pyetje. Ai foli pozitivisht për skuadrën, trajnerin dhe seancat stërvitore… Ai më bindi!”, ka thënë Kean në një prononcim për portalin e PSG-së.