Sulmuesi me origjinë shqiptare por i lindur në Norvegji, Veton Berisha (1994), ka nënshkruar me Molde Football Club, pas aventurës te Hammarby. Tarifa e transferimit sipas mediave është 40 milionë krona norvegjeze (3.6 milionë euro).

Berisha e ka nisur karrierën te Viking, duke e vazhduar pastaj në Gjermani te Greuther Furth.

Ai ka bërë karrierë edhe në Austri me klubin e njohur Rapid, para se të kthehej në Norvegji te Brann.

Në vitin 2020, Berisha kaloi te Viking ku shënoi 16 gola në 28 ndeshje në Eliteserien, përpara se të shënonte edhe 22 gola vitin e tjetër.

Në gjashtë muajt e fundit, Berisha luajti për Hammarby në Suedi, për tu kthyer përsëri në vendlindje.

Është mirë të jesh në vendin tënd. Është një sfidë e mrekullueshme dhe e madhe për të ardhur në një klub të madh në Norvegji, i cili është edhe kampion në fuqi i kupës dhe ligës. Mezi po pres të luaj dhe të kem një sezon emocionues”, – deklaroi Veton Berisha.

Sulmuesi 28-vjeçar ka edhe 10 ndeshje për kombëtaren e Norvegjisë.