Skocezi David Moyes (1963) është rikthyer si trajner i West Hamit. Drejtuesit e ‘Çekanëve’ tashmë kanë bërë zyrtare emërimin e trajnerit i cili i udhëhoqi ata në edicionin 2017/18 – kohë kur West Ham ishte në zonën e rënies nga Premier Liga.

Moyes, i cili kaloi 7 muaj në krye të West Hamit para se të zëvendësohej nga Pellegrini, ka nënshkruar një marrëveshje 18-mujore për të marrë përsëri përgjegjësinë e ekipit të parë dhe nëse tregon formë të mirë, atëherë do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare.