Napoli ka konfirmuar zyrtarisht se ka nënshkruar me sulmuesin Giovanni Simeone (1995) nga Hellas Verona për huazim njëvjeçar për 3.5 milionë euro me të drejtë blejreje për 12 milionë euro të tjera që bëhet e detyrueshme nëse Napoli mbyll kampionatin në një nga 4 vendet e para.

Paga e tij do të jetë 1.8 milionë euro në sezon dhe ai do të mbajë fanellën me numrin 18.

Kështu klubi napolitan vazhdon me përforcime pas disa largimeve të mëdha si Lorenzo Insigne, Dries Mertens dhe Kalidou Koulibaly.

I fundit që do të zbarkojë në stadiumin “Diego Armando Maradona” është pikërisht një argjentinas.

Bëhet fjalë për sulmuesin Giovanni Simeone, i cili ka lindur në Madrid por luan me përfaqësuesen e Argjentinës me të cilën është aktivizuar për 5 ndeshje dhe ka shënuar edhe një gol.

“Mirësevjen Cholito”, – shkruan në postimin e shkurt në faqen zyrtare të Napolit.