Tani është zyrtare, Napoli shënon blerjen e shtatë në merkaton e verës. Ndombele dje iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore dhe tashmë është një lojtar i ri blu.

Napoli ka depozituar zyrtarisht kontratën e Tanguy Ndombele (1996), mesfushorit të ri të marrë nga Tottenham, në Lega Serie A.

Francezi do të mbajë fanellën me numrin 91.

Klubi i Aurelio De Laurentiis e përmbylli operacionin me formulën e një huazimi prej 1 milion eurosh me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro.

Paga e tij bruto prej 10.4 milionë stërlinash (12.2 milionë euro) për këtë sezon do të paguhet përgjysme prej dy klubeve.

Pas mesazhit tradicional të mirëseardhjes nga presidenti Aurelio De Laurentiis, faqja e internetit e Napolit dhe profilet sociale kanë njoftuar zyrtarisht edhe ardhjen e mesfushorit francez nga Tottenham.