SSC Napoli njofton se ka fituar plotësisht performancat sportive të Leo Skiri Østigard (1999) nga Brighton & Hove Albion FC për 5 milionë euro.
Qendërmbrojtësi norvegjez ka firmosur një kontratë deri në 30 qershor 2026 me klubin Italian.
“Jam shumë i lumtur që jam në Napoli, në një ekip të fortë dhe në një klub prestigjioz. Është një ëndërr e madhe për mua të luaj këtu. Kur erdha te Napoli si kundërshtar, më bëri shumë përshtypje stadiumi, tifozët dhe qyteti. Tani jam shumë i lumtur që mund të luaj për Azzurrit. Idhulli im është Fabio Cannavaro. Qëllimi është të fitojmë sepse Napoli është një klub shumë i mirë dhe ambicia është gjithmonë e lartë.”, – deklaroi Leo Ostigard në ditën e tij të parë me blunë në një konferencë shtypi në Dimaro së bashku me DS Giuntoli.
SKEDA E FUTBOLLISTIT
- Emri: Leo Østigård
- Data e lindjes: 28.11.1999
- Qyteti i lindjes: Åndalsnes
- Mosha: 22
- Lartësia: 182 cm
- Kombësia: Norvegjia
- Pozicioni në fushë: Mbrojtës