Jens Cajuste është një lojtar i ri i Napolit. Mesfushori suedez i lindur në vitin 1999 arrin në një marrëveshje të përhershme nga Reims për një total prej 12 milionë eurosh.

Lojtari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare deri më 30 qershor 2028 me klubin kampion italian.

Mesfushori është goditja e dytë e verës blu në merkato pas ardhjes së Natanit nga Red Bull Bragantino.

Lojtari suedez do të plotësojë rolin e zv. të Anguissa, veçanërisht kur lojtari kamerunian të përfshihet në Kupën e Kombeve Afrikane në janar.

TË DHËNAT

Emri: Jens Cajuste

Data e lindjes: 10.08.1999

Qyteti i lindjes: Gothenburg, Suedi

Mosha: 24

Lartësia: 188 cm

Kombësia: suedeze

Pozicioni në fushë: Mesfushor