SSC Napoli njofton se ka marrë paraqitjet sportive të sulmuesit Giacomo Raspadori (2000) nga Sassuolo me formulën e huazimit njëvjeçar për 5 milionë euro me detyrim blerjeje pas një viti për 25 milionë euro të tjera, të cilave mund t’i shtohen edhe bonuse deri në 5 milionë euro të tjera.
Futbollisti ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me pagë 2.5 milionë euro në sezon dhe do të mbajë fanellën me numrin 81.
Sulmuesi i ri italian ka shënuar 18 gola në 76 ndeshje në Serie A me fanellën e Sassuolos.
Ai gjithashtu ka veshur fanellën e përfaqësueses italiane 13 herë duke shënuar 3 gola.
SKEDA:
- Emri: Giacomo Raspadori
- Data e lindjes: 18.02.2000
- Qyteti i lindjes: Bentivoglio, Bologna, Itali
- Mosha: 22
- Lartësia: 172 cm
- Kombësia: Itali
- Pozicioni në fushë: Sulmues