PSG ka konfirmuar se Neymar (1992) ka vazhduar kontratën e tij me klubin deri në vitin 2025. Gjatë ditës ishte folur shumë se klubi dhe braziliani që ka që në 2017 në Paris sot do ta bëjnë zyrtare vazhdimin e marrëveshjes dhe ashtu doli.

Pasi rinovoi kontratën e tij me Paris Saint-Germain, braziliani foli për PSGTV, në lidhje me ambiciet dhe kënaqësinë e tij që ka vazhduar aventurë e tij në kryeqytet francez.

“Jam shumë i lumtur, shumë i lumtur që po zgjas kontratën time me Parisin deri në vitin 2025. E vërteta është se jam shumë i lumtur që do të qëndroj këtu edhe për katër vjet, të jem pjesë e projektit të klubit, të përpiqem të fitoj tituj, për të provuar dhe arritur ëndrrën tonë më të madhe që është Liga e Kampionëve. Kështu që jam i lumtur që do të qëndroj në klub, të jem pjesë e tij dhe të zgjas kontratën time”, ka thënë braziliani.