Norwich City ka përfunduar nënshkrimin e sulmuesit Josh Sargent (2000) nga Werder Bremen për një tarifë prej 9.5 milionë eurosh.

Qendërsulmuesi i lindur në SHBA bashkohet me një kontratë katërvjeçare deri në 30 qershor 2025 me klubin nga Premier League dhe do të mbajë fanellën me numrin 24.

Sargent shënoi 15 gola në 83 ndeshje në kohën e tij në Werder Bremen dhe ka shënuar 5 gola në 16 paraqitjet e tij me përfaqësuesen e SHBA-së.

Gjithmonë kam dashur të luaj në Premier League, kështu që është një mundësi shumë emocionuese për mua. Më pëlqen të mendoj se pozicioni im kryesor është një numër 9, por jam gjithashtu shumë i shkathët. Pavarësisht se ku luaj, të gjithë mund të presin që unë do të jap gjithçka, 100% timen dhe shpresoj të shënoj disa gola.”, – tha Sargent.