Nottingham Forest ka njoftuar nënshkrimin e mbrojtësit të djathtë Giulian Biancone (2000) nga skuadra e Ligue 1, Troyes duke paguar 10 milionë euro.

Francezi ka nënshkruar një kontratë trevjeçare deri në 30 Qershor 2025 me klubin e Premier Leagues.

22-vjeçari e filloi karrierën e tij në Monaco dhe bëri debutimin e tij si 18-vjeçar në Ligën e Kampionëve përpara se të bashkohej me Cercle Brugge në Jupiler Pro League të Belgjikës për dy vjet në huazim.

Biancone u nënshkrua më pas nga Troyes për rikthimin e klubit në Ligue 1 sezonin e kaluar dhe bëri 33 paraqitje për të ndihmuar klubin të ruante një vend në nivelin më të lartë të Francës.

Mbrojtësi 187 cm i gjatë ka përfaqësuar edhe Francën në nivelin nën 19 vjeç.

“Jam shumë i lumtur që arrij në një klub si Nottingham Forest pas një eksperience të mirë me ish-klubin tim Troyes. E di që është një klub i madh, shumë i njohur në të gjithë Evropën dhe jam shumë i emocionuar që do t’i bashkohem klubit, me bazën e tij të madhe të tifozëve dhe historinë. Duke folur me trajnerin, është e qartë se na presin kohë plot me emocione përpara dhe unë jam duke kërkuar të bashkohem me shokët e mi të rinj të skuadrës dhe të filloj në Premier League.” , – deklaroi Biancone sapo veshi fanellën e kuqe.

“Giulian është një mbrojtës shumë i talentuar, i cili ka tërhequr shumë interes nga klubet në të gjithë Evropën. Ai e ka dëshmuar veten në nivelin më të lartë në Francë dhe Belgjikë gjatë viteve të fundit, dhe ai e njeh atë që ne duam të ndërtojmë në Nottingham Forest në Premier League. Ai është një mbrojtës i gjithanshëm, i cili është një shtesë shumë e fortë në qendër të mbrojtjes ose në të djathtë dhe ne jemi të kënaqur ta mirëpresim atë në Nottingham Forest.” , – tha trajneri i Nottingham Forest, Steve Cooper.