Fondi kalifornian Oaktree Capital i ka dhënë një kredi prej 275 milion eurosh përmes Great Horizon, filiali i Suning përmes të cilit grupi kinez zotëron shumicën e klubit me 68.55% të aksioneve. Këto aksione, siç pritet, do të zotohen për huanë dhe grupit kinez do t’i mbeten 3 vite për ta shlyer atë.

Ky është njoftimi i lëshuar nga Ansa:

Pas një procesi të kujdesit të duhur dhe me një vizion të përbashkët afatgjatë të projektit, një operacion financimi i nivelit të aksionerëve u finalizua sot me fonde të menaxhuara nga Oaktree Capital Management, LP. Me këtë hua, aksioneri do të vazhdojë të mbështesë FC Internazionale Milano, me synimin për të kapërcyer vështirësitë dhe mundësitë e humbura gjatë periudhës Covid “.