Arsenali e ka marrë si huazim mesfushorin sulmues, Martin Odegaard (1998), nga Real Madridi deri në fund të këtij sezoni.
Norvegjezi 22-vjeçar dështoi të zinte vend në skuadrën e Zinedine Zidane këtë sezon, prandaj edhe është huazuar në Londrën veriore.
Ai u kërkua edhe nga Real Sociedadi, klubi në të cilin e kaloi sezonin e kaluar në huazim, dhe lideri i Eredivisie, Ajax.
Trajneri i Arsenalit, spanjolli Mikel Arteta ka thënë: “Martin është një lojtar të cilin e njohim të gjithë ne, natyrisht. Edhe pse ende i ri, ai ka kohë që luan në nivelin më të lartë”.