Polaku Arkadiusz Milik (1994) ka përfunduar transferimin e tij te Olympique Marseille, ku kalon si huazim 18 mujor me detyrim blerje për 9 milionë euro plus bonuse prej 4 milionë euro, gjithashtu Napoli do të marrë edhe 20% të shitjes së ardhme të lojtarit polak.

Napoli e bleu sulmuesin Milik nga Ajax në vitin 2016 për 32 milionë euro.

Polaku do ta veshë fanellën me numrin 19, që për shumë vite është bartur nga legjenda shqiptare e këtij klubi, Lorik Cana.