Olympique de Marseille njoftoi nënshkrimin me përfaqësuesin kongolez, Chancel Mbemba (1994).

Qendërmbrojtësi 27-vjeçar, i cili vjen i lirë, ka nënshkruar kontratë deri në 30 qershor 2025 me klubin olimpik pas kalimit me sukses të ekzaminimit mjekësor.

Pas Samuel Gigot dhe Isaak Touré, Chancel Mbemba është nëshkrimi i tretë olimpik në afatin kalimtar të verës 2022.

I lindur në Kinshasa të Republikës Demokratike të Kongos, më 8 gusht 1994, Chancel iu bashkua Evropës dhe më saktë klubit belg Anderlecht në moshën 17-vjeçare. Karriera e tij do ta çojë atë nga Anderlecht në Neëcastle dhe më pas në FC Porto. Në 9 sezone, Chancel ka luajtur më shumë se 270 ndeshje, duke përfshirë 26 ndeshje të UEFA Champions League dhe 10 ndeshje të UEFA Europa League. Përfaqësuesi kongolez, me 64 paraqitje, u bë kampion i Belgjikës në vitin 2014 dhe arriti dy fitore të dyfishta në ligë dhe kupë me FC Porto në 2020 dhe 2022.

Shpejtësia e tij, fuqia e tij, ndikimi i tij në duelet mbrojtëse si dhe ndeshjet e tij të shumta europiane, e bëjnë këtë luftëtar të vërtetë një futbollist shumë të mirë, të pjekur dhe nga përvoja e të cilit do të përfitojë skuadra marsejeze. Chancel Mbemba do të vërë në punë të gjithë energjinë dhe talentin e tij për t’i mundësuar klubit të arrijë objektivat e tij.