Baseli ka njoftuar se ka transferuar zyrtarisht mesfushorin Pajtim Kasami (1992). Futbollisti i lindur në Zvicër por me origjinë shqiptare ishte pa skuadër, pasi Sioni i shkëputi kontratën në kohën kur pandemia me coronavirus kishte shpërthye në mbarë botën.

Kasami ishte pa skuadër nga fillimi i këtij viti dhe po kërkonte skuadër, mirëpo në afatin e kësaj vere nuk arriti ndonjë marrëveshje.

Por, Baseli njoftoi se ka arritur marrëveshje zyrtare me futbollistin në një kontratë deri në vitin 2022.

Kujtojmë se në këtë verë Baseli transferoi edhe Edon Zhegrovën nga Genku, teksa e kishte në huazim për një edicion.