Sulmuesi Papu Gomez (1988) është edhe zyrtarisht lojtar i Sevillës. Argjentinasi ka kompletuar kalimin te klubi nga La Liga prej Atalantës.

Sevilla ka paguar te skuadra italiane 5.5 milionë euro dhe 3 milionë euro të tjera do të jenë si bonuse.

Gomez është shprehur shumë i lumtur me kalimin te skuadra spanjolle edhe pse kishte interesim edhe nga skuadra të tjera.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024, derisa Sevilla do të shpresojë që me të të ketë një edicion të shkëlqyeshëm.