Mesfushori Lucas Paqueta (1997) ka mbyllur transferimin e tij nga Milani te Lyoni.
Braziliani, i cili arriti në Itali në Janar të vitit 2019, ka lënë Rossonerët pas një sezoni e gjysmë duke nënshkruar një kontratë me Lyonin që e lidh deri në vitin Qershor 2025.
Milani nga ky transferim ka fituar 20 milionë euro plus një përqindje në shitjen e ardhmen të lojtarit.
Në konferencën për shtyp të prezantimit të lojtarit, presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas konfirmon formulën dhe shifrat e operacionit.
“Ne jemi shumë të lumtur që ta mirëpresim Lucasin. Është një operacion shumë i rëndësishëm për klubin. Së bashku me Juninho ne duam të bëjmë një ekip konkurrues. Ishte e rëndësishme të bënim një goditje të madhe. Ai nënshkruan me ne për 5 sezone dhe vjen për 20 milion euro. Ai tashmë njeh disa nga lojtarët dhe do të integrohet shpejt. Ne bëmë një marrëveshje të madhe”, ka thënë Aulas.